Auron Rrokaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, duke marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë dokumentare të vendit.
Me 12 vjet eksperiencë në sistemin arkivor dhe funksione drejtuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Rrokaj ka kontribuar në zhvillimin e politikave për menaxhimin e dokumentacionit.
“I urojmë suksese Auron Rrokajt në detyrën e re, duke vlerësuar rëndësinë e misionit për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës dokumentare të Shqipërisë.”









