Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të enjte ka mbajtur fjalën në Kuvend.
Fjala e Berishës
Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anitmitingjet nuk do të tolerohet, do të marrin përgjigjet që do të tmerrohen. Hiqni dorë anullojeni projektin. Keni dërguar mesazh të gjithë administratës Mos e provoni, dënoj dhunën ndaj protestës qytetare. Është staliniste praktika e antimitingjeve, kam publikuar gjithçka.
Stop antimitingjeve si Ramiz Alia me vullnetarët e Enverit.
Të dashur miq, Edi Rama në kundër përgjigjie të revoltës qytetare në Tiranë planifikon për nesër anti-miting në Vlorë!
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar identik me anti-mitingjet e vullnetarëve të Enverit pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Sheshin Skenderbej.
U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës pavarësisht nga bindjet politike të bojkotojnë me përçmim anti-mitingun e tij si një akt antidemokratik përçarës.









