-sidi education-spot_img
26.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Krimineli vrau policin kurajoz, ndëshkim maksimal!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin e tij Twitter ka reaguar për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli, këtë të enjte në Lozhan të Maliqit.

Postimi i Ramës 

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që nga viti në vit i fshihej ligji në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një politikë efektive është plagosur një e dytë, pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli! Nderim prite dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër.

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet si një herë në misionin e saj.

Postimi i Lamallarit

Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.

Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund.

FOTO/ 44 vjeçari që vrau policin e ‘Shqiponjave’ në Maliq!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit