Kupa e Botës FIFA 2026 do të shënojë një moment historik, pasi për herë të parë do të organizohet nga tre shtete: SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika. Turneu do të zhvillohet me një format të zgjeruar prej 48 kombëtaresh dhe do të përfshijë 104 ndeshje.
Ndeshja hapëse është planifikuar të luhet në Meksikë më 11 qershor, ndërsa finalja do të zhvillohet më 19 korrik në New Jersey. Në total, ndeshjet do të luhen në 16 stadiume, ku pjesa më e madhe e tyre do të organizohen në SHBA.
Deri më sot, vetëm Botërori i vitit 2002 ishte organizuar nga më shumë se një vend, kur Japonia dhe Koreja e Jugut e pritën bashkërisht turneun.









