Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si vrasës i Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.
44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.









