-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa akuzon Ballën: Po pengoni shqyrtimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës, duke e akuzuar për shkelje të rregullores së Kuvendit dhe për bllokim të qëllimshëm të nismave ligjore të opozitës.

Ajo ka kritikuar mungesën e përfshirjes së propozimit të saj për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura, i depozituar që më 14 maj, ndërkohë që të gjitha nismat e tjera të fundit janë përfshirë në kalendarin e punimeve.

Sipas Zhupës, kjo tregon se “prioriteti i mazhorancës nuk janë qytetarët, por ligjet që vijnë me porosi për t’u shërbyer oligarkëve dhe të pasurve, duke sjellë shkatërrimin e interesit publik.”

Deputetja gjithashtu ka kërkuar që një paketë ligjore lidhur me procesin e integrimit të vendit të trajtohet me procedurë të përshpejtuar, duke theksuar se ajo përfaqëson edhe kërkesa të drejtpërdrejta të qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Në përfundim, Zhupa ka shtuar: “Shpresoj që Kuvendi t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve dhe që mazhoranca të marrë përgjegjësi për atë që unë e quaj masakër ndaj Shqipërisë gjatë 13 viteve të fundit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit