Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rritur tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje më të gjerë mbeten në ngërç. INCIDENTET e fundit kanë sjellë një shkëmbim deklaratash dhe akuza midis dy vendeve.
Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), forcat amerikane ndërmorën veprime mbrojtëse për të garantuar sigurinë e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar gatishmërinë për të mbrojtur personelin, aleatët dhe lundrimin në rajon.
“Veprimet amerikane janë shkelje e sovranitetit tonë dhe një qasje provokuese. Ne bëjmë thirrje që vendet e rajonit të kufizojnë praninë ushtarake të SHBA-së në territoret e tyre.”









