-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat me Iranin janë shumë pranë përfundimit, duke nënvizuar se mbeten vetëm disa detaje për t’u zgjidhur.

Ai shpreh optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje që do të parandalojë zhvillimin e armëve bërthamore nga Teherani.

“Jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ka disa pika që duhen finalizuar, por nuk janë çështje të mëdha. Pyetja ime ishte: çfarë ndodh nëse ata nuk i zhvillojnë vetë, por shkojnë dhe i blejnë? Doja që marrëveshja të përfshinte formulimin ‘nëse i blejnë ose i sigurojnë ato’.”

Ai gjithashtu bëri me dije se pala iraniane fillimisht kishte rezerva, por më pas e pranoi formulimin e propozuar nga SHBA, duke e afruar marrëveshjen drejt finalizimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit