Javë e re, problem i vjetër. E hëna nis me Zvërnecin. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për të reaguar ndaj protestave qytetare që po zhvillohen kundër projektit të investimit në Zvërnec. Kreu i qeverisë i ka cilësuar tubimet si një “revolucion imagjinar i flamengove”, duke shprehur keqardhje për fjalimet e mbajtura atje. Nga ana tjetër, Rama ka pranuar se po argëtohet pa masë me memet e krijuara në rrjet, duke përgëzuar publikisht autorët e tyre për kreativitetin.
RROFTË MEMEMANIA🫵
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove😍
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë









