Në kulmin e protestave për projektin e Zvërnecit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare në të cilën bën thirrje për mbrojtën e natyrës. Delegacioni i BE ka bërë thirrje që institucionet të mbrojnë natyrën sa janë në kohë.
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.
Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.









