Federata Iraniane e Futbollit ka njoftuar se tifozët nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre në Botërorin që nis pas dy ditësh, pasi alokimi i biletave është tërhequr në moment të fundit. Vendimi prek tifozët që kishin planifikuar udhëtimin drejt SHBA-së për të ndjekur ndeshjet e Grupit D.
Irani do të luajë ndaj Zelandës së Re më 15 qershor në Los Angeles, ndaj Belgjikës më 21 qershor dhe ndaj Egjiptit më 26 qershor në Seattle.
Federata thekson se çdo ekip përfiton 8% të biletave për tifozët e vet, por në këtë rast ato nuk do të dorëzohen. Në deklaratë zyrtare, ajo shprehet se ky vendim cenon parimin e barazisë mes skuadrave dhe ngre dyshime për ndërhyrje të mundshme jashtë sportive.









