Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se negociatat për një marrëveshje të mundshme me Iranin mund të zgjasin me muaj, por nuk përjashtohet as arritja e saj brenda një jave.
Në një intervistë për CBS News, Vance tha se SHBA synon një marrëveshje që trajton seriozisht programin bërthamor iranian dhe që, sipas tij, do të ketë efekt afatgjatë.
“Mendoj se marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme, por mund të arrihet edhe pas disa muajsh,” u shpreh ai, duke shtuar se qëllimi është që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore.
Vance theksoi gjithashtu se palët janë “shumë afër” një marrëveshjeje, por ende mbeten disa çështje për t’u zgjidhur.
/5pyetjet.al









