Pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku një 15-vjeçar humbi jetën gjatë larjes në një pishinë, autoritetet kanë arrestuar pronarin e saj.
E.K. është ndaluar në flagrancë nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.









