-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 kandidatët më të votuar të partive kryesore në Kosovë

Kryesoret

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon, duke qartësuar se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar pothuasje të gjitha votat e hedhura në kuti.

Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, pasi janë numëruar mbi 84 për qind e votave.

Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti: 202.448 vota
Glauk Konjufca: 159.156 vota
Albulena Haxhiu: 92.727 vota
Hekuran Murati: 80.160 vota
Donika Gërvalla-Schwarz: 75.476 vota

Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza: 100.885 vota
Përparim Gruda: 62.064 vota
Arian Tahiri: 54.089 vota
Uran Ismaili: 48.533 vota
Sala Jashari: 33.702 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:
Vjosa Osmani Sadriu: 67.208 vota
Lumir Abdixhiku: 61.058 vota
Doarsa Kica Xhelili: 47.472 vota
Hykmete Bajrami: 37.646 vota
Avdullah Hoti: 34.337 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ardian Gjini: 35.289 vota
Ramush Haradinaj: 31.889 vota
Daut Haradinaj: 24.107 vota
Besnik Tahiri: 20.733 vota
Bekë Berisha: 17.327 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8.

KQZ-ja duhet të numërojë edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta si dhe ato me postë dhe të diasporës që ka votuar në përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Ky institucion planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit