-sidi education-spot_img
28.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti dhe Basha inagurojnë punimet në rrugën Arllat-Malishevë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ish-kreun e Kuvendit, Dimal Basha, me anë të një video postiminë rrjetin e tij facebook ka ndarë publikuar pamjet ku kanë inaguar punime për rikonstruktimin e rrugës Arllat-Malishevë.

Postimi i Kurtit

Me ministrin Basha inauguruam punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë, me gjatësi afër 11.8 kilometra, të rrugës rajonale R110.

Lidhja e qytetit të Malishevës me rrjetin rajonal e nacional të rrugëve, si dhe me autostradën “Ibrahim Rugova”, i jep këtij segmenti vlerën e rëndësisë strategjike. Modernizimi i rrugës do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të rrisë sigurinë, do të krijojë kushte më të volitshme për qarkullimin e mallrave dhe për zhvillimin ekonomik.
Përtej asfaltimit dhe zgjerimit në pjesë të caktuara, projekti mes tjerash përfshin: rehabilitimin e trupit të rrugës, sanimin e zonave problematike të rrëshqitjes së dheut, ndërtimin e strukturave mbajtëse në pikat kritike, sistemin e drenazhimit dhe largimit të ujërave sipërfaqësore, kanalet anësore, rregullimin e kyçjeve ekzistuese dhe lidhjeve me rrugët lokale. Po ashtu, në zonat e banuara trotuare dhe vendndalesa për autobusë, sikurse edhe sinjalizim me standarde evropiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit