-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi i tretë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese

Kryesoret

India ka akuzuar Shtetet e Bashkuara lidhur me sulmin ndaj anijes tregtare MT Jalveer pranë portit Shinas në Oman. Autoritetet indiane bëjnë të ditur se në bord ndodheshin 20 marinarë indianë, të gjithë të sigurt, ndërsa operacioni i evakuimit po vazhdon. Ngjarja konsiderohet si pjesë e një serie sulmesh ndaj anijeve që transportonin marinarë indianë gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe anijet Settebello dhe Marivex.

Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka deklaruar se sulmet janë kryer nga Marina Amerikane, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar vetëm operacionet ndaj Settebello dhe Marivex, pa dhënë një reagim zyrtar për Jalveer.

Qeveria indiane paralajmëron për rritjen e tensioneve në Gjirin e Omanit dhe ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se në zonë ndodhen mbi 18 mijë marinarë indianë dhe 13 anije me flamur indian. Autoritetet kanë kërkuar garantimin e sigurisë së ekuipazheve dhe të lundrimit ndërkombëtar.

Ngjarjet e fundit pasojnë incidente të mëparshme ku u raportuan viktima dhe persona të zhdukur mes ekuipazheve indianë, duke rritur shqetësimet për stabilitetin dhe sigurinë e trafikut tregtar në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit