Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi lajmet për non-gratën e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se do të japë vlerësimin e tij vetëm pas një njoftimi zyrtar nga Shtetet e Bashkuara.
“Po na thuhet këtu se protesta e ka rritur suksesin e parë dhe është hequr non-grata. Zotrote ndryshove edhe sloganin, se ta kanë dhënë të drejtën ty protestuesit t’iu ndryshosh sloganin. Madje thua se protestuesit sonte nuk do të bërtasin ‘Berisha në Burg’ po ‘Berisha në Uashinton’. Jeni bërë si telefon i prish. 7 031 C me të cilën është shpall Berisha non grata, në vlerësimin tim është pak e vështirë të hiqet, megjithatë do ta komentoj sapo SHBA të japë njoftim zyrtar. Nuk komentoj biseda telefonike se nuk është institucionale”, deklaroi Balla.
Balla për deklaratën e Petro Koçit: Refuzoj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar vetë









