-sidi education-spot_img
24 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra me emrat! Grupi që drejton protestën letër ambasadave: Të largohet Rama

Kryesoret

Grupi koordinator i protestës pas 27-të ditësh në shesh i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë duke u parashtruar pesë kërkesa thelbësore drejtuar qeverisë. Letra është firmosur nga grupi organizator duke u zbuluar për herë të parë për median dhe publikun se kush qëndron pas protestës.


Shkëlqesi,

Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, që përfaqëson një lëvizje të gjerë dhe paqësore qytetare, e cila ka mobilizuar qytetarët shqiptarë për njëzet e shtatë ditë radhazi, kemi nderin t’ju drejtohemi me frymë transparence, përgjegjësie demokratike dhe respekti për vlerat që bashkojnë vendin tonë me komunitetin euroatlantik.

Shqipëria ndodhet në një moment përcaktues të zhvillimit të saj demokratik. Qytetarët e mbledhur në mënyrë paqësore në sheshet publike në mbarë vendin po ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për shprehje qytetare, të udhëhequr nga një angazhim i thellë për shtetin e së drejtës, qeverisjen demokratike dhe dinjitetin njerëzor.

13 përfaqësuesit e grupit koordinues:
Entela Koja
Arben Kola
Megan Balaj
Edviol Kulluri
Luçjana Kokaj
Gentjan Progni
Gjon Ndoj
Etleva Merko
Everest Bardhi
Përparim Gjeka
Mevlan Mata
Ilir Xhemalaj
Marjen Rama

Kërkesat:

1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4.Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit