Në një intervistë për France24, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kundërshtoi një deklaratë të gazetarit që e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “separatiste”, duke theksuar se ajo ishte një forcë çlirimtare që, së bashku me NATO-n, kontribuoi në çlirimin e Kosovës nga një regjim gjenocidal.
Osmani e cilësoi 12 qershorin si një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit dhe theksoi rolin e UÇK-së në këtë proces historik.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për situatën politike në Kosovë, duke theksuar nevojën për kompromis mes partive për formimin e institucioneve të qëndrueshme. Osmani sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë politike, me përjashtim të Listës Serbe.
/5pyetjet.al









