Partia Demokratike Evropiane në Bruksel, ka reaguar lidhur me protestat masive që zhvillohen në Tiranë për 14 ditë me radhë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e saj në facebook ajo i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama të dëgjojë me kujdes qytetarët, duke i kujtuar atij që “Europa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.
Media gjermane jehonë protestës kundër Ramës: Mijëra qytetarë i mblidhen para Kryeministrisë!
Postimi i PDE
Natën e kaluar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish, qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokat e mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshje të paqarta për zhvillime luksoze. Ky nuk është “anti-progres”. Është demokracia që po kryen funksionin e saj.
Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private. Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin.









