-sidi education-spot_img
28.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Propaganda qeveritare dhe ushtria e rrogëtarëve po tentojnë të mbytin zërin e qytetarëve!

Kryesoret

Qasja e propagandës kryeministrore dhe “skllavërit mediatikë” kanë një mision të mirëpaguar, të mitizojnë “Mbretin kryeministror”.

Propaganda qeveritare dhe ushtria e saj e rrogëtarëve publikë po tentojnë të mbytin zërin e qytetarëve.

Ky është detajimi i 10 të pavërtetave të tyre të mëdha përmes një analize të ftohtë politike dhe ekonomike:

“Protesta po inspiron ndjenja fashiste!”

E VËRTETA:

Kjo është përpjekja klasike e një regjimi autokratik për të kriminalizuar protestën dhe reagimin qytetar.

Kjo rrezikon të nxit përçarje dhe tensione sociale.

Protesta nuk ka asnjë lidhje me ideologjitë ekstreme;

ajo është një reagim i pastër demokratik kundër:

(i) korrupsionit,

(ii) grabitjes së pronës

publike dhe

(iii) kapjes së shtetit.

“Protestuesit po nxisin urrejtje për Presidentin Trump?!”

E VËRTETA:

Një përpjekje tinzare për të dekurajuar protestuesit. Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten kombi më pro-amerikan në botë. Reagimi qytetar nuk drejtohet kundër Presidentit Trump apo SHBA-ve, por kundër marrëveshjeve korruptive jotransparente që përdorin emra të mëdhenj për të mbuluar pastrimin e parave dhe grabitjen e pasurive kombëtare në kurriz të shqiptarëve.

Urrejtjen për Presidentin Trump e nxiti në CNN “Mbreti kryeministror” duke poshtëruar/”pështyrë” profilin publik të presidentit në vitin 2016.

Ndërsa tani kërkohet ta prezantojë si mik personal. “Batonët e Beratit” ketê situate tragjiko-komike te “MK” e quajnë “diplomaci elitare:.

Shqiptarët që nuk përzihen në politikën e brendshme të asnjë shteti të huaj e quajnë “lëpirje elitare”.

“Protesta po nxit urrejtje ndaj Izraelit dhe po ushqen antisemitizmin?”

E VËRTETA:

Kjo është propagandë dashakeqëse për të ndërkombëtarizuar një krizë të brendshme korrupsioni.

Shqiptarët kanë treguar historikisht respekt dhe mbrojtje per hebrenjte që nga 1442.

Disa prej tyre zgjodhën Shqipërinë duke zbritur tek Triporti në Vlorë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët janë mbrojtësit më të mëdhenj të hebrenjve.

Protesta kundërshton skemat oligarkike të lidhura me individë të caktuar.

Jo kundër shtetit të Izraelit

Jo kundër popullin të tij.

Antisemitizmi nuk rritet dot në ambjentin kombëtarë të “Shqipërisë së Besës”.

Ai ekziston vetëm në mendjen provokuese qeveritare.

“Shqiptarët janë ngritur kundër vajzës dhe dhëndrit të Presidentit Trump”

E VËRTETA:

Shqiptarët ashtu si amerikanët nuk duan që asetet tona strategjike të sigurisë kombëtare të ndryshojne thelbësisht dhe 100% destinacion e tyre si pjesê kritike e mbrojtjes.

Presidenti Trump këmbëngul te blej ishuj jashtë territorit amerikan, por qe jane pozicione steategjike në përplasjet gjeopolitike, për të rritur sigurinë për amerikanët.

Rama pa asnjë konsultim me institucionet e sigurisë kombetare po heq nga inventari i mbrojtjes kombetara të gjitha portet ushtarake, Karaburunin dhe Sazanin?!

Perse ne duhet të shesim të vetmin ishull që kontrollon rrugët gjeostrategjike të Mesdheut?.

Protestuesit nuk janë ngritur kundër personave me emra të përveçëm.

Por kundër modelit ekonomik ku pasuria e tyre publike (si ishulli i Sazanit apo Zvërneci) pa garë, pa transparencë dhe pa përfitim të qënësishm për sigurinë dhe ekonominë kombëtare bëhen dhurata personale?

Protesta është kundër klientelizmit të Edi Ramës, jo kundër familjes Trump. Presidenti Trump qe debaton lehtesisht me këdo. Asnjehere nuk eshte shprehur per këtë projekt.

Familjen Trump e perfshin direkt dhe indirekt Rama dhe tellallët e tij mediatike, dhe kundër protestuesve.

“Shqiptarët nuk i duan investimet nga Amerika dhe Izraeli

E VËRTETA:

Banka e pare private ne Shqipëri ishte “Banka Amerikane e Shqipërisë” e mirëpritur e mbështetur dhe e vlerësuar. Kjo sepse nuk ishte thjeshtë një bankë amerikane, por ishte banka qe me standartet e larta profesionale dhe etike, modernizoj sistemin bankar shqiptarë.

Shqipëria ka nevojë jetike për investime të huaja, por për investime që respektojnë ligjin, garën e lirë, mjedisin dhe që sjellin rritje ekonomike për të gjithë, jo vetëm për një grusht oligarkësh të parajsave fiskale

Çdo investim legjitim amerikan apo izraelit dhe nga çdo vend miqësor me Shqipërinë, duke filluar me BE-në dhe partnerët tanë euro-atlantikë, është i mirëpritur.

Por “investimet” që sillen si dhurata private nga kryeministri nuk janë investime.

Ato janë koncesione korruptive për “partnerë strategjikë” me seli në parajsat fiskale?!

“Protestat nxiten nga të huajt se po i konkurrojmë me një projekt 4 miliardë dollarë”

E VËRTETA:

Kjo është teoria e radhës e konspiracionit për të shmangur vëmendjen nga dështimi i brendshëm.

Shkaku i protestës është i brendshëm:

(a) varfëria,

(ii) papunësia,

(iii) mungesa e barazisë së mundësive,

(iv) humbja e shpresës nga babëzia galopante.

“Protestat po dëmtojnë IHD (Investimet e Huaja Direkte) dhe po largojnë investitorët potencialë”
E VËRTETA:

Nga pikëpamja ekonomike, ajo që largon investitorët seriozë nuk janë protestat (të cilat ndodhin në çdo vend demokratik të BE-së), por :

(i) mungesa e sigurisë juridike:

(ii) gjykatat e korruptuara,

(iii) mungesa e garës së lirë

(iv) monopolet e oligarkëve të qeverisë.

Investitorët e ndershëm ikin nga korrupsioni i Ramës dhe kapja e shtetit nga okigarkët qeveritarë që pengojne garen dhe konkurencen e lirë

Jo nga protestat e qytetarëve.

Investitorët privatë nga Izraeli në projektet per sigurinë kibernetike kanë fituar qindra milionë euro para publike. Kane fituar “pjesën e luanit.

“Protesta është thjesht një reagim spontan, pa ide, pa lider dhe e pa shpresë”
E VËRTETA:

Propaganda tenton ta zhvlerësojë protestën duke e quajtur “pa shpresë”.

Fakti është që protestat ringjallen shpirtin liridashës dhe protestues të shqiptarëve.

Fakti që ŧë gjithë janë bashkuar përtej siglave partiake në protestat paqesore me te medhajat pas vitit 1991, tregon se ajo ka idenë dhe misionin më të madh të mundshem dhe të dobishëm: lirinë dhe dinjitetin.

Protesta ka lider vetëdijen qytetare që nuk pranon më nënshtrimin.

“Po iku Rama, biem në krizë sepse askush nuk ka aq shumë mbështetje si ai”

E VËRTETA:

Mitizimi i “Liderit të Pazëvendësueshëm” është tipar i diktaturave, jo i republikave parlamentare.

Shqipëria ka burime

(a) njerëzore,

(b) intelektuale dhe

(c) politike

të jashtëzakonshme për t’u qeverisur me dinjitet.

Mbështetja e Ramës nuk është reale, por e blerë mediatikisht e me paratë e korrupsionit, e imponuar me administratën e shantazhuar dhe e manipuluar me patronazhistë.

Largimi i tij nuk sjell krizë, por çlirim shoqërorë ekonomik dhe politik.

E VËRTETA MBI “TURIZMIN ELITAR”

Propaganda: “Turizmi elitar po bën mrekullira dhe po e çon Shqipërinë në një nivel tjetër shumë cilësor dhe në konkurrencë globale.”?!

Realiteti Ekonomik:

Ky është mashtrimi më i madh me numrat.

Ajo që qeveria e quan “turizëm elitar” është në fakt një fasadë betoni dhe pastrimi parash.

Turizmi e vërtetë elitar kërkon infrastrukturë ekselente, ujë dhe drita 24 orë, respektim të standardeve mjedisore dhe shpërndarje të të ardhurave te qytetarët e thjeshtë.

Sot, përfitimet e turizmit shkojnë në xhepat e 4-5 oligarkëve që ndërtojnë resorte në troje të vjedhura,

ndërsa biznesi i vogël dhe shqiptarët e thjeshtë përballen me rritje të çmimeve dhe dëbim nga pronat e tyre.

Ky nuk është nivel tjetër cilësor, është kolonizim ekonomik i bregdetit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit