Përpjekjet e Ukrainës për të hapur një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Rusinë duket se nuk kanë gjetur mbështetje nga Kremlini. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se kishte propozuar një takim me Vladimir Putinin në kuadër të samitit të G7-ës, por sipas tij pala ruse nuk tregoi interes për realizimin e një takimi të tillë.
“Ne kemi përcjellë gatishmërinë tonë për një takim në nivelin më të lartë. Besonim se prania e partnerëve ndërkombëtarë do ta bënte të mundur një diskutim të drejtpërdrejtë, por nga ana ruse nuk pati një përgjigje pozitive”, u shpreh Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, iniciativa ishte diskutuar edhe me aleatët perëndimorë, ndërsa Kievi vazhdon të mbështesë idenë e dialogut si një rrugë për të adresuar çështjet mes dy vendeve.









