Dalin detajet e reja lidhur me vrasjen e rëndë të ditës së sotme në fshatin Shkorret të Mirditës, ku viktimë mbeti 46 vjeçari Valter Lleshi.
Sipas burimeve bëhet me dije se Valter Lleshi punonte në një kompani intertesh në zonën e Spaçit.
Ndër të tjera mësohet se ai u gjet i pajetë në makinën e tij tip “Toyota”.
Ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit.









