-sidi education-spot_img
24.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump paralajmëron Macronin me tarifën 100% mbi verën

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se SHBA-të nuk do të kenë “zgjidhje tjetër” veçse të vendosin një tarifë prej 100% mbi verërat franceze nëse Parisi nuk e heq taksën mbi gjigantët amerikanë të teknologjisë.

“I kërkova atij të mos i taksë kompanitë amerikane dhe, nëse e bëjnë këtë, unë nuk do të kem zgjidhje tjetër veçse të vendos një tarifë prej 100% mbi të gjithë shampanjën dhe verën nga Franca”, tha Trump në një intervistë me New York Post, duke iu referuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

“E tëra çfarë duhet të bëjë është të heqë taksën dhe nuk do ta ketë atë presion”, shtoi Trump.

Shtëpia e Bardhë dhe presidenca franceze nuk kanë komentuar mbi artikullin.

Franca vendosi një taksë prej 3% në vitin 2019 mbi të ardhurat nga shërbimet dixhitale të fituara në vend nga kompanitë me të ardhura prej më shumë se 25 milionë eurosh në Francë dhe 750 milionë eurosh në të gjithë botën.

Pijet alkoolike janë ndër eksportet më të rëndësishme të BE-së në SHBA, me vlerën e tyre që arrin në rreth 9 miliardë euro në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit