Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ka hyrë në ditën e tetë, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon numërimi i votave të diasporës të dërguara përmes postës.
Deri tani janë numëruar rreth 40% e kutive, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 70% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 14%, Partia Demokratike e Kosovës me rreth 7% dhe Aleanca me 5%.
Sipas rezultateve të deritanishme, shpërndarja e mandateve është: Vetëvendosje 51 ulëse, PDK 23, LDK 19 dhe AAK 7.
Në total, nga diaspora kanë votuar 82,809 shtetas, ndërsa pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që rezultatet përfundimtare t’i shpallë në fund të muajit qershor dhe t’i certifikojë deri më 6 korrik.









