Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka nisur në themel seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas burimeve bëhet me dije se Veliaj nuk është i pranishëm në seancën e GJKKO.
Ndërkohë Veliaj përmes një deklarate, i bën me dije gjykatës se “kam dijeni për seancën, nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprat e rënda të krimit që kanë lidhje me korrupsionin, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës.









