Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vlerësuar miratimin nga Parlamenti Europian të rregullores së re për riatdhesimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për Evropën dhe për qasjen e re ndaj menaxhimit të migracionit, ku përmendet edhe roli i Shqipërisë në këtë proces.
“Sot Italia ka arritur një sukses të madh në Evropë. Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren e re evropiane për riatdhesimet. Një masë historike, fryt kryesisht i punës së qeverisë italiane, e cila na lejon të riatdhesojmë shpejt ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian. Rregullorja parashikon, ndër të tjera, edhe mundësinë e hapjes së qendrave të riatdhesimit në vende të treta, duke ndjekur rrugën e hapur nga qeveria italiane me protokollin me Shqipërinë,” u shpreh Meloni.









