Kryeministri i vendit Edi Rama, këtë të mërkurë ka qenë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.
Një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.
“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”.









