Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berlin me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku është diskutuar forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.









