Ish-ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat brenda PS-së që flasin për një “Shqipëri të Re”.
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin” tha ajo.









