-sidi education-spot_img
30.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për projektin në Nartë: Bota ka zhvendosur një betejë politike globale

Kryesoret

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka komentuar debatet publike rreth një projekti në zonën e Nartës, duke i lidhur ato me dinamika më të gjera politike dhe mediatike, si brenda vendit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Ai theksoi nevojën për të diskutuar mbi projektin në mënyrë të bazuar në fakte dhe realitet.

“Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit