I riu, Regi Xhanari i cili ishte shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme, gjatë tentativës për ti shpëtuar policisë ka përplasur 5 makina të parkuara në qytetin e Durrësit dhe më pas është larguar me vrap nga vendngjarja.
Ndërsa shërbimet e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Regi Xhanari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.









