-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Deputet i shitur”, Braçe përplaset me protestuesen në rrugë: Pse bërtet kështu

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përfshirë sot në një debat verbal me aktivisten Arvina Lleshi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Përplasja mes tyre ka nisur me akuza nga aktivistja dhe ka vijuar me replika të drejtpërdrejta dhe me tone ironike nga ana e deputetit.

Pjesë nga biseda:

Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?

Braçe e shoqëron deklaratën e aktivistes duke qeshur dhe shprehet: Si më kape?

Aktivistja: Ku ishit dje?

Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash avash se më “lave”.

Aktivistja: Nga dolët dje?

Braçe: Atje ku ishe ti dolëm. Të respektuam, ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.

Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse të mos kisha, kolegut tënd Tërmet Peçi do t’ja kisha thyer vezët në kokë.

Braçe: Ti ke të drejtën të protestosh, të kundërshtosh, të bësh të gjitha gjërat, por në momentin që ti qëllon me vezë… Vëre veten në vend të atij që ti qëllon me vezë. Nëse ai ta kthen vezën ty mbrapsht, dënohet për dhunë gjinore, akt sulmi ndaj teje. Një shoku jot tha edhe për ngacmim seksual.

Aktivistja: Pse i shani protestuesit me mesazhe?

Braçe: Kush më shan, ua kthej.

Aktivistja: Jeni të shitur.

Braçe: Kujt i jam shitur unë? Protesta është e drejta jote, por mos shaj, mos godit, mos fyej, mos sulmo. Nëse do ta kthejnë vezën mbrapsht, ti do ankohesh. Dhe tjetra, nuk hidhet ushqimi. Je e paedukatë, që s’ka limite. Ishe mirë deri kur nisë me këtë propagandën.

Aktivistja: O më raftë pika.

Braçe: Të ra pika? Shpejt thirrni ambulancën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit