Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas prezantimit të Indeksit të Biznesit 2025 nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, i cili tregon një rënie të ndjeshme të klimës së biznesit dhe besimit të sipërmarrjes në Shqipëri.
Sipas të dhënave të raportit, treguesit kryesorë ekonomikë kanë pësuar përkeqësim, ndërsa indeksi i përgjithshëm ka zbritur në nivelin më të ulët të regjistruar prej shumë vitesh, duke reflektuar sfida në funksionimin e tregut dhe ambientin e investimeve.









