Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori fjalën për procedurë, ku u ndal te protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë prej disa ditësh.
Ajo i lidhi këto protesta me shqetësimet e qytetarëve për ekonominë, pabarazitë dhe mënyrën e funksionimit të sistemit në vend.
“Shqiptarët e kanë kuptuar të vërtetën shumë më herët se politika. Ata e ndjejnë çdo ditë kur paguajnë faturat, kur bëjnë llogaritë në fund të muajit dhe kur përballen me një sistem që nuk funksionon për ta. Kjo protestë nuk lidhet vetëm me një çështje të veçantë, por me një pakënaqësi më të gjerë ndaj modelit ekonomik dhe politik që, sipas qytetarëve, ka favorizuar pakicën në kurriz të shumicës,” u shpreh Jorida Tabaku.
/5pyetjet.al









