-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbër Zaimi: Mos i përbaltni heronjtë për pushtet!

Kryesoret

Përbaltja e emrit të dëshmorit e heroit të tre luftërave UÇK-së Tahir Sinanit, po edhe e emrit të anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Dilaver Goxhajt, është skandal i rrezikshëm që nuk kalon pa u vënë re nga shërbimet antishqiptare dhe nga Beogradi.

Ata që përbaltën emrat e tyre e bënë këtë si zakonisht në bashkëpunim, Tiranë-Prishtinë. Arsyeja e përbaltjes? Ruajtja e pushtetit.

Pra edhe një herë, për të ruajtur pushtetin në Tiranë, për t’u dhënë atyre një “armë” kundër protestuesve, disa nga Prishtina nxorën dokumenta e deklarata të pakontekstualizuara e të keqinterpretuara, që shpjegojnë bash ashtu siç e do interesi serb, se UÇK-ja paska qenë e drejtuar nga mercenarë deri edhe në shtab të përgjithshëm, e se edhe heronjtë e dëshmorët e saj ishin thjesht mercenarë, njerëz të paguar për të vdekur.

Këto akuza që janë bërë kinse paqëllimshëm, se qëllimi i vërtetë ishte delegjitimimi i protestuesit Dritan Goxhaj, tregojnë se këto parti e këta politikanë janë gati të shkelin mbi çdo interes kombëtar e mbi çdo gjë të shenjtë, për të ruajtur pushtetin e vet e për të denigruar kundërshtarët.

E pra, kështu ka ndodhur historikisht me ata që duan pushtetin më shumë se kombin dhe shtetin. Për ta ruajtur pushtetin e dikurshëm në Prishtinë dikush, u sajuan akuzat që më pas u përdorën nga Dick Marty e Carla del Ponte. Mbi këto akuza u ngrit dhe Gjykata Speciale, teksa ata që sajuan akuzat për hatër të pushtetit, sot derdhin lot krokodili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit