Gjergji Mërkuri është emëruar drejtor i ri i Portit të Sarandës, duke zëvendësuar Admir Malajn, i cili kishte marrë detyrën në verën e vitit 2025.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të tij.
Emërimi i Mërkurit vjen pas një rikthimi të tij në pozicione institucionale, pasi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 ai kandidoi si i pavarur për Bashkinë e Sarandës pas mosmarrëveshjeve brenda strukturave lokale të Partisë Socialiste.
/5pyetjet.al









