Çmimi mesatar i naftës në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 5 dollarë për galon për herë të parë që nga mesi i marsit, duke shënuar një ulje të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.
Sipas të dhënave të AAA-së, çmimi ka zbritur në 4.98 dollarë për galon, nga 5.67 dollarë që ishte niveli më i lartë i regjistruar më 6 maj.
Rënia lidhet me pritshmëritë për përmirësim të furnizimeve globale të naftës, pas zhvillimeve që kanë ndikuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit.
Ndërkohë, benzina e zakonshme ka shënuar një rritje të lehtë në 3.93 dollarë për galon, duke ndërprerë një seri prej 34 ditësh me ulje të njëpasnjëshme.
Ekspertët paralajmërojnë se tregu i energjisë mbetet i ndjeshëm ndaj situatës në Lindjen e Mesme dhe se ecuria e çmimeve do të varet nga stabiliteti i furnizimeve globale.









