Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.
Prej 25 ditësh mijëra demonstrues kërkojnë largimin e Edi Ramës dh gjithë qeverisë së tij.
Ditën e sotme kanë sfiduar edhe motin e keq, ku pavarësisht rrebesheve të shiut qëndruan të vendosur para Kryeministrisë, me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”; “Berisha ne burg, Rama në burg”; “Atdheu nuk shitet”.
Me pankarta në duar dhe thirrje protestuesit thanë se përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve.
Ndërkohë ditën e djeshme kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë për tu realizuar të gjitha pikat e kërkuara të këtij tubimi.
Aktivistja mes shiut në protestë: Shoqëria shqiptare s‘mund të shantazhohet me bukën e gojës!









