-sidi education-spot_img
31 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i shuan shpresat! Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës lihet në burg!

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka shuar çdo shpresë lirie për ish-kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, pasi nuk ka pranuar rekursin e tij kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apeli që e dënoi me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.

Edison Memolla u shpall fajtor me vendim të formës së prerë në 9 shkurt të këtij viti dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

Ndërkohë gjykata dënoi me një vit burg dhe Ndriccim Tafxhafa e Blerim Xhamani, ndërsa Isuf Tosku u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove.

Ndërsa Ndriçim Tafxhafa i premtoi një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim në këmbim që të votonte në favor të Memollës, kurse Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit