Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe, ka zhvilluar inspektime në plazhet e Vlorës dhe Ksamilit, në kuadër të monitorimit të sezonit turistik dhe respektimit të hapësirave publike.
“Shkelje dhe abuzim me hapësirat publike janë konstatuar në nivel të lartë. Për 2 raste janë vendosur masa administrative me gjobë dhe për disa të tjerë sekuestrim i materialeve, çadra e shezlongë. Tolerancë zero për këdo që abuzon,” u shpreh ministri Blendi Gonxhe gjatë inspektimit.
/5pyetjet.al









