-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçeku: Sipërmarrjet e vogla në turizëm kanë më shumë vlerë se investimet milionëshe

Kryesoret

Në një reflektim personal që ka tërhequr vëmendje, deputetja Marjana Koçeku ka ndarë përvojën e saj mbi zhvillimin e një bujtine familjare në veri të vendit, duke e lidhur atë me idenë e turizmit autentik dhe vlerën e sipërmarrjeve të vogla lokale.

Në një postim të gjatë, ajo ka përshkruar rrugëtimin nga restaurimi i një kulle të vjetër deri te kthimi i saj në një hapësirë pritjeje për turistë të huaj, duke e konsideruar këtë si një shembull të potencialit që kanë investimet e vogla në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të zonave rurale.

Postimi:

Kur pata vendosë me e hapë bujtinën para 5 vitesh m’u desh me marrë 2 mijë euro borxh te nji kushëri për restaurimin e kullës, ma saktë për izolimin e lagështinës që i kishte kaplue muret duke i ba harta-harta. Krejt si shpenzim më shkoi rreth 1 mijë euro. Pjesën tjetër e ktheva.

Nuk ndërrova kurrgja ma shumë, përfshi edhe ktë vegsh që shihni ma poshtë e që asht ma i vjetër se mosha jeme biologjike.

Qëllimi ishte me i dhanë kësaj ene-relike nji mision krejt të ri, jo ma me gatue për familjen e të afërmit, por për vizitorët e huej…

Në 5 vite, ky vegsh ka gatue për rreth 25 mijë vizitorë, pa marrë parasysh gatimet e maparshme familjare, për dasma, zi mortore, pajtime gjaqesh e lloj-lloj eventesh të tjera që i kanë zonat tona.

Na ka shoqërue në të mirë e në të keq, në dështime e suksese ekonomike.

Me i mbledh krejt njerëzit bashkë për të cilët ka gatue ky vegsh, e them me bindje se ia kalon çdo enë të secilit resort ma të mirë e ma të madh në Shqipni, për mos me thanë ma gjanë. Ndoshta nji ditë ka me gatue në përmasën e nji populli, por kushedi…

Ata që më njohin e dinë shumë mirë që unë s’kam shkue kurrë në nji resort dhe s’besoj se kam me shkue ndojherë. Në preferencën teme resorti asht nji botë e stisun dhe pa negativitet, nji hapësinë e kontrollueme dhe e tejsterilizueme, dekori i të cilës e përjashton ritmin e vërtetë të nji vendi.

Por e vërteta asht se nji kategori njerëzish (ndër të cilët jo pak shqiptarë) e preferojnë nji botë të tillë e që janë gati të paguejnë me çdo çmim për me marrë përjetime të nji lumtunie që për mue asht abstrakte, por që për ta me sa duket asht krejt reale.

Kur e kam marrë pozitën e përfaqësimit në parlament, nji nga synimet ka kenë me i dhanë shtysë sipërmarrjeve të vogla kreative në turizëm, pa shumë investim, që për nga volumi dhe suksesi ndojherë arrijnë edhe sipërmarrje masive. Nji kullë e vjetër, nji vegsh i nximë prej zjarrit, nji sofër e thjeshtë, mundet me ba ma shumë për shpirtin e turizmit sesa investime milionëshe që ndërtohen pa lidhje të drejtpërdrejta me vendin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit