Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA për anulimin e golit të Vinicius Junior në ndeshjen ndaj Skocisë, duke kërkuar konsistencë në vendimet e VAR-it.
Sipas mediave, në dokument theksohet se sistemi VAR nuk është zbatuar njësoj në të gjitha rastet, duke sjellë si shembull edhe një situatë nga ndeshja e Argjentinës.
CBF pretendon se goli i Vinicius u anulua pa një faull të qartë, ndërsa kërkon që rregullat të aplikohen në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë kompeticionit.









