-sidi education-spot_img
27.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Maltës sekuestron produktet e dërguara nga Shqipëria!

Kryesoret

Autoritetet për Sigurinë Ushqimore në Maltë kanë sekuestruar dhe urdhëruar asgjësimin e një ngarkese me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria.

Sipas Autoritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Ushqimore (FSSA), ngarkesa mbërriti në Maltë me një furgon përmes tragetit nga Siçilia, pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria e cila gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimit u konstatuan probleme në një sërë produktesh, përfshirë mish, kos, djathë, vezë, vaj ulliri, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, alkool, kripë dhe lëngje.

Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të industrisë vendase ushqimore.
Ndërkohë deri më tani nuk është bërë publik sasia totale e produkteve ushqimore të sekuestruara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit