-sidi education-spot_img
31.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova është Serbi”- Policia nis shoqërimet pas Vidovdanit

Kryesoret

Disa njerëz u shoqëruan në polici pas shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan të dielën, rreth dhjetë kilometra larg Prishtinës, ku zakonisht mblidhen serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit çdo 28 qershor për ta përkujtuar betejën kundër ushtrisë osmane në Kosovë në vitin 1389.

Vidovdani është gjithashtu festë fetare, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Edhe këtë vit, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan pati prani të madhe të policës kosovare.

Në hyrje, oficerët policorë ua shpërndanë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohej “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare ose politike”.

Në atë njoftim thuhej gjithashtu se do të arrestoheshin të gjithë ata që kryenin ndonjë nga këto vepra penale.

Disa nga të pranishmit në Gazimestan, ndër të tjera, brohoritën “Kosova është Serbi” ose kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se disa pjesëtarë të komunitetit serb u shoqëruan në polici, edhe pse atyre nuk iu paraqit “asnjë dokument me shkrim që shpjegon arsyet e ndalimit”.

“Në lidhje me këtë veprim, të cilin e konsiderojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe u kemi kërkuar që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar ende.

Ndërkohë, gjatë shënimit të Vidovdanit në vitin 2025, autoritetet ligjzbatuese të Kosovës shoqëruan 17 njerëz për marrje në pyetje në stacion policor për shkak të “nxitjes së urrejtjes” dhe “veshjeve provokuese”.

Ndryshe, gjatë shënimit të Vidovdanit, edhe shfaqja e flamurit të Serbisë shpesh ka qenë burim tensionesh./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit