Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, me anë të një postimi në facebook përmes strukturave zyrtare të policisë ka hapur garën për drejtuesit e tre departamenteve kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin.
Ndërkohë ndryshimet priten të prekin edhe drejtuesit e disa qarqeve të tjera në kuadër t[ë riorganizimit të strukturave policore.
Mes emrave më të përfolur janë Ervin Hodaj për Policinë Kriminale dhe Idajet Faskaj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Mes të tjerash pas ndryshimeve të drejtorëve të polcisë në disa qarqe, Hita pritet të bëjë ndryshimin edhe në departamentin e polcisë kriminale, i cili ky i fundit prej gushtit të 2022 drejtohet nga Neritan Nallabti, të cilit i ka përfunduar mandati.









