Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është në interesimin e Spartakut të Moskës, sipas mediave ruse.
Mbi një transferim të mundshëm ka folur edhe menaxheri Dmitry Selyuk, i cili u shpreh se një largim i Dakut nga Rubin Kazan do të ishte i favorshëm për klubin dhe lojtarin.
Daku është pjesë e Rubin Kazanit prej tre sezonesh dhe sezonin e fundit e mbylli me 10 gola në 24 ndeshje në kampionat.









