-sidi education-spot_img
23.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama pas takimit me Macron: Franca mbetet mbështetëse e integrimit në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i tij me presidentin francez Emmanuel Macron, duke e cilësuar atë si një tjetër hap në forcimin e dialogut politik mes Shqipërisë dhe Francës.

Në podkastin “Flasim”, Rama tha se në qendër të bisedës me Macron ka qenë ecuria e partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe mbështetja e Francës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai theksoi gjithashtu se janë diskutuar zhvillimet që lidhen me të ardhmen e BE-së dhe roli i Parisit në procesin e zgjerimit.

“Në vijim, për Shënimet e Javës, kam veçuar vizitën në Paris dhe më pas atë në Gdansk. Së pari, në Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në një takim që ishte një tjetër stacion në rrugën e një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës, i ndërtuar gjatë viteve të fundit. Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe diskutuam mbi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces.”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te pjesëmarrja e tij në konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Gdansk të Polonisë, ku u diskutua për sigurinë europiane dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës drejt BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit