-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I nxori veprat penale/ Tabaku ndaj Ramës: Kërcënon protestuesit me metodat e sigurimit!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrejtin e saj facebook ka reaguar ndaj qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sot në rrjetin e tij zyrtar ka postuar një “mal” të bëmash penale ndaj protestuesit Edviol Kulluri, teksa kishte marrë fjalën nga podiumi para godinës së qeverisë.

Rama i nxjerr një ‘mal’ me krime anëtarit të grupit koordinues të protestës

Postimi i Tabakut

Njolla të Murrme!

Prej ditësh, njeriu kyç i një sistemi autokratik, të lidhur me paranë e pistë dhe ekonominë e kapur, ka nisur një fushatë përndjekjeje ndaj qytetarëve që protestojnë përballë tij.
Duke ndjekur pikë për pikë metodat e Sigurimit, Kryeministri mbledh biografitë e atyre që nuk i pëlqejnë dhe, me një lupë të stërmadhe, kërkon t’u gjejë njolla në jetë dhe në CV.

Kjo nuk është thjesht sjellje e turpshme personale. Është metoda e një shteti të kapur: institucionet mbledhin të dhënat e qytetarëve, ndërsa pushteti i përdor ato për të mbrojtur njeriun-sistem. Të dhënat nga gjendja civile, administrata dhe institucionet kthehen në armë politike. Më pas vijnë kërcënimet ndaj të afërmve dhe ekspozimi publik i qytetarit si tabelë qitjeje në faqen e Kryeministrit.

Ky është i njëjti njeri-sistem që bën sikur nuk di asgjë për korrupsionin në vend. Kur një ish-zëvendëskryeministër u shpall në kërkim, ai nuk dinte gjë. Kur u arrestua një ish-ministër, nuk dinte gjë. Kur u arrestua një kryetar bashkie, përsëri nuk dinte gjë.

Për çdo skandal, ruante maskën. Sistemi duhej të fshihej, ndërsa individi i radhës shpallej kurban.

Sot, kur rrezikohet vetë koka e sistemit, maska ka rënë. Kryeministri po rikthen skenarët e Njollave të Murrme: biografi, përndjekje, turpërim publik dhe kërcënim ndaj kujtdo që guxon të ngrejë zërin.

Ndërkohë, SPAK po heton pushtetarë të përfshirë në tregtinë e pronave. Qeveria ka miratuar vendime për prona në favor të personave të inkriminuar, ka ndryshuar ligje për interesa të caktuara dhe e ka kthyer ndërtimin në një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave, duke helmuar ekonominë dhe zhvlerësuar punën e ndershme.

Por Kryeministri nuk kërkon biografitë e tyre. Nuk publikon dosjet e tyre. Nuk i kthen ata në shënjestër.

Gjuetia e shtrigave është rezervuar për protestuesit: për qytetarët e guximshëm të këtyre javëve të nxehta, që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe një shtet që punon për shumicën.
Ata nuk janë armiqtë e Shqipërisë. Ata janë heronjtë e saj qytetarë.
Fletërrufetë digjitale, dazibao-t moderne dhe linçimi publik nuk do ta shpëtojnë sistemin. Ato vetëm tregojnë frikën e njeriut që e ndërtoi dhe që sot e kupton se shqiptarët nuk kanë më frikë prej tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit