-sidi education-spot_img
24.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio informon ligjvënësit për marrëveshjen paraprake SHBA–Iran

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë mbi një marrëveshje paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, sipas një burimi të njohur me çështjen për CNN.

Sipas burimit, informimi është planifikuar të zhvillohet në orën 16:00 me kohën lokale dhe do të jetë hera e parë që shumica e ligjvënësve do të marrin informacion direkt nga administrata mbi zhvillimet diplomatike mes palëve.

Takimi do të zhvillohet në format virtual, për shkak se disa ligjvënës ndodhen ende në udhëtim drejt Uashingtonit përpara votimeve të parashikuara më vonë gjatë ditës.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të zhvillojnë një takim në Doha të martën, duke shkruar në rrjetin e tij social se “Irani ka kërkuar një takim”.

Nga ana tjetër, kryenegociatori iranian, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se për këtë javë nuk janë planifikuar takime të grupit teknik, ndërsa një zyrtar amerikan është shprehur se bisedimet teknike mbi memorandumin e mirëkuptimit po vijojnë sipas planit, pavarësisht tensioneve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit